Përqafojeni dashurinë – Asllan Miftari
Përqafojeni dashurinë
Një urim i veçantë, sot del nga shpirti im
Më i veçantë nga të tjera herë
Një urim që përcjell dashuri e shpresë
Urim që, dimrin e shndërron në pranverë !
Pranverë e dashuri, paçi përherë në shpirtin tuaj
Pranverë me plot aromë luleje e gjelbërim
Pranverë që të mbush në dashuri e gëzim
Urim shpirtëror që, çdo ditë e vitit të jetë Shën Valentin !
Çdo ditë e vitit, Shën Valentin të jetë
Ditë që mbartin dashuri si asnjëherë !
Se pa dashuri në shpirt çdo ditë të vitit
Njeriu mbetet si gjethe e pa vlerë !
Urim që tek ju të valojë gëzimi
Që shpirti juaj kurrë të mos derdhë lotë
Urim që në shpirtin tuaj, të vdes hidhërimi
Urim që të ndryshojmë këtë të egër botë
Urim që me dashurinë tuaj, botën të ndryshojmë
Që njerëzimi të ketë dashuri, shpresë e jo lotë
Urim që, të dashurojmë me shpirt e zemër
Urim që të vendosim paqe e dashuri, në këtë të bekuar Tokë !
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania
14 Shkurt 2021