August 5, 2024

Unë, ti…dhe era ! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë, ti…dhe era !

Ekuacionin tonë, e njihte veç era…
Kur lazdrohej shumë e dridhej mbi kopshtije,
Puthte manushaqet dhe gjithë lulet tjera,
Ulej përmbi to, u merrte erë me shije…!

Zambakun e qelur, me të lindur dielli
Gjitha lulet tjera e kishin shumë zili…
Bukurinë e saj të rrallë, se kishte as ylli…
Të parët që e këpusnim, ishim unë e ti !

Erës i ankohej, lulja e butë përherë…
-Më beso moj mike, s’të them thashethëna,
Sapo ikën ti, pasi më merrë erë…
Më këpusin pa u rritur, mua nuk ma k’ana !

Rrëfente…rrëfente kok’ulur zambaku,
Se e këpusnim lulen, s’e dinte as nëna
Vetëm atë kishim lule për meraku…
Kur takoheshim buzë lumi, e dinte vetëm hëna !

Musa Dushica
14 Shkurt 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com