August 3, 2024

Botë e përlotur… – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Botë e përlotur…..( 4 )
Përsëri e ftohtë është bota e ngrin “acar”
Janë sosur durimet e nuk ndalen fluturimet
Përmbi hapësirë qiellore, vërshojnë pëllumbët lajmëtarë !

ZOTIN duan të takojnë !

Ti përulen në gjunjë…
E me rrjedhë loti t’ i thonë `

I MADHI i Gjithësisë..!

Në tokë janë shkelur të drejtat e njerëzisë !
Atje botës i kanë vënë flakë
Ujërat i kanë nxjerrë nga të vetët shtratë !

Atje e shtrembura ka marrë Dhenë
E liderët e saj….vetëm “flenë…flenë…flenë..”!

I MADHI i Gjithësisë..!

Atje është rritur niveli i ligësisë
Atje dhunohen të mitur fëmijë
Atje vriten nëna me foshnje në gji !

Atje ka vetëm dhunë…dhunë…dhunë..
Paqja është prangosur me zinxhirë
E lotët rrjedhin lumë…lumë…lumë..!

Atje fjalës së lirë i kanë vënë fre
E urrejtja është lëshuar mbi Dhe !

Ngado u endëm nëpër botë
Pamë vetëm lotë…lotë…lotë..!

I MADHI i Gjithësisë !

Atje fundi i duhet vënë padrejtësisë
E liderët ti përulen ligjshmërisë !

I MADHI i Gjithësisë !

Njerëzia është me sy nga JU
E kërkon dorën TUAJ të drejtësisë !

Lutemi :
-Dhunës vini fre !
Lutemi :
-Lëshoni qetësi e paqe mbi Dhe !
.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania
19 shkurt 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com