Çlule je – Elmira Tafa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Çlule je
Mos je lule trëndafili
Që të ka zili bilbili
Apo lule manushaqe
Do të mbaj në gush e faqe
Mos më je lule begonjë
Që zbukuron çdo ballkonë
Apo je lule trëndelin
Që mbush me arom shtëpin
S’ka rëndësi çlule je
Je më e bukura mbi dhe
Do të ruaj me shum kujdes
Bukuria jote mos të vdes
Në mes lulesh që ka natyra
Arom plot e plot ngjyra
Më e bukura lule je ti
Do të marr të mbaj në gji
Elmira. Tafa
14,,02,,,2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com