Dashuri në dëborë! – Donika Gjura
Dashuri në dëborë!
*
“Dashuri” një ndjenjë e fortë që zemrat bashkon,
Kur vjen natyrshëm, është e bukur si mjalta të ëmbëlson..
Vjen këtë ditë të bekuar e të shënuar,
Mezi e presin ata çifte që janë të dashuruar..
E sot kjo ditë na erdhi me ngricë e dëborë,
Jashtë bën ftohtë veriu fryn si i marrë,
Të dashuruarit me tufa mimozash në dorë,
Por kjo tokë sot e mbuluar me vello të bardhë..
Edhe pse dëbora bie pa pushim dhe e zbardhi,
Puthjet e nxehta akullin e shkrijnë,
Zemrat rrahin fort e puthjet
s’ndalin,
Gotat cakrohen deri në agim..
Dhurata pa fund çiftet shkëmbejn,
Njëri tjetrin e urojnë gëzuar,
Qoftë i bekuar ky Shën Valentin,
Për të gjithë njerzit e dashuruar..
Donika Meta Gjura! Autor!
Dt/13/02/2021!