August 10, 2024

E pa tretura harresë – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E PA TRETURA HARRESË

Frynin erërat,në flladin pranverorë.
Edhe pa shira,trupi rrinte i njomë.
Dhimbja zemrës,ja shtonte të rrahurat e shpejta.
Lutjet i shkonin paqës,më besnike të zotit.

Ishte kohë vuajtjesh,në tokën djerrinë.
Dëgjoheshin këngët e qyqeve,nëpër pullazet e shtëpive.
Nuk kuptohej gjuha e tyre,nuk dihej a mallkonin apo këndonin.
Veq një zë melankolik vinte,ku shponte veshë njerzish tejpërtejë.

Ditët ecnin shpejtë,syri mundohej ti përcjellëte n’shpejtësi.
Netët vinin,por ishin shumë të gjata,nuk e donin driten e mëngjesit.
Kur vinte mengjesi,mendja i pëshpëriste natës së errtë dhe pabesive të saja.
Megjithëse lumturia kishte pasoja,por ato nuk ndaleshin.

Ditët dhe netët,kishin dallim largësie,sa një fije floku në mes veti.
Kur ndarjet,e stinëve vjetere ndodheshin.
Shtoheshin zërat e bilbilave,në mal.
Ajo i gëzohej kthimit,duke përgaditur folenë me barin e tharë në diellin e ngrohtë.

Kur erdhi koha,e vjeshtës së freskëtë.
Bryma shkatërroi,çdo gjë që ishe krijuar.
Dhe fundi i vjeshtës,nda rrugët në dysh.
Ajo shkoi me lejlekun në vendet e ngrohëta,e ai mbeti në dimrat e acartè por jo si mëkatar.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
11.02.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com