Eja edhe një herë – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Eja edhe një herë
Eja të takohemi dhe njëherë
Aty ku u takuam për hetë të parë,
Eja përsëri pranë lumit të lutem
Në lëndinë, aty nën dardhë.
Eja dhe njëherë aty
Aty ku shpalosëm dashurinë,
Eja të lutem, eja
Eja dhe njëherë së bashku të rrimë!
Aty ky uji i pastër si loti
Nxirrte shkumë të bardhë e gurgullonte,
Shpirti im trazuar e përhumbur
Në eter lartë fluturonte.
Kisha dashur dhe njëherë me ty të jemë aty
Mjaftojnë vetëm disa qaste të të kem në përqafim,
Ndoshta shpirti sadopak do gjenë qetësi
Sepse ti je ilaqi i shpirtit tim!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com