Guri i pragut – Seti Pezaku Vladi
GURI I PRAGUT
Mbasi ia voli vitet mërgimi,
malli i gurit të pragut e thirri.
Vetëm një shqipe
gdhendur në harkun e portës
hapi krahët dhe e priti.
Shtëpi e kapitur nga erërat e fatit,
dritaret pa jetë,
oxhaku pa tym
fikur vatra nga brenga e pikëllimit
mbetur trerëve që gërvisht.
Në kopshtin e heshtur
një arlekin i foshnjërisë
lidhur në një degë molle
endet në rrëzim nga vrullet e stuhive.
Kërruset mbi prag.
Tymnaja e kujtesës i sjell cicërimat e moshës.
Nga koria lart
zbresin të acarta tingujt e një kambane.
Trokiti në portë dhe thirri:
Nënë…! Baba…!
Një shtëllungë reje me shi zbriti nga një lis.
Perëndimi
ndezi pishtarët në dy varre.
Ah…!
@seti pezaku vladi
18/02/2021