Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur – Kujtim Oshafi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur
Mbi prush e vënë me pakëz djathë
Pak vaj e kripë mbi të e hedhur
Kishte shumë shije se e hanim bashkë !
Më vonë u rritëm na u shtua oreksi
Luga e gjellës na u duk e vogël
Filluam të shtyheshim me njëri -tjetrin
Nuk po na nxinte më e njëjta sofër !
Dhe zgjatëm duart për të marrë
Që atë që kishim ta bëjmë dy -fish
Prej atyre që në sofër hëngrëm bashkë
Harruam vëllazërinë shokë dhe miq !
Kujtim Oshafi-Skoci
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com