August 6, 2024

Humbën vlerat – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Humbën vlerat.

E zbrazët…kjo jetë,
ftohtësi,kallkan,acar,
botë mizore që vret,
një zemër plot behar.

Ku humbi mirësia..!?
Eci me hapa rënduar,
kudo sundon ligësia…
mbi zemër të lënduar.

Pse kaq e egër njerëzia,
pse s’ka më as vlera..!?
ku u zhduk ngrohtësia,
dimër u kthye pranvera.

Eci menduar..kuturu…
në heshtje,pa destinacion,
nuk jam as atje,as këtu,
veç një shpirt që rënkon.

Ah të kisha fuqi,
botën të ndryshoja,
të ktheja lumturinë,
e më pas të shkoja.

Të shkoja e plotësuar,
për kohën që m’ka mbet,
për në botën e amshuar,
të përqafoja jetën e vërtetë.

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.18.02.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com