August 7, 2024

I dashur mësues..! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I dashur mësues..!

Erdhi mësuesi shpejt si era….
Me bicikletë të vjetër,
Këpucë të shkyera, se s’kish tjera…
Xhaketë të hollë, si letër..!

Kur bie borë e frynë veriu,
Mësuesi jonë i fshatit,
Si t’ia bëjë nuk di fatziu…
Në këmbë i ngjitet shpatit !

Rresht “ për një “presin te dera,
Nxënësit që i do aq shumë…!
Ca të gëzuar, të qeshur si përhera…
Ca vërenjtur, të mërzitur, pa bërë një sy gjumë !

Gumëzhinë klasa, fillon ora…
Nxënësit sy e veshë,
Në tabelë shënon mësuesi :
“N”- në, me shumë kujdes !

Shqiptojnë shkronjën dalngadalë,
Për ta njohur mirë,sot e, përgjithëmonë
-Cili emër, fillon me “ N “, kush do gjej këtë flalë ?
-Emri”nënë“,i dashur mësues,gjithë njëzëri thonë

-Iu lumtë goja, nxënënës të dashur,
Sa bukur e keni thënë !
Gjithë shqiptarët, kudo jemi…
Shqipërinë tonë, e kemi Nënë !

Musa Dushica
17 Shkurt 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com