I vij vërdallë një lule-bliri – Kujtim Oshafi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I vij vërdallë një lule-bliri
Të këpus ca lule për kurorë
Me këngë më përzen bilbili
Ik më thotë e bën me dorë !
Hedh sytë lart shoh në dritare
Zbukurohet një e bukur GJERAQINË
Ndaj këndon kaq me të madhe
Ky bilbil nën lule-blinë !
Me buzë në gaz nis e largohem
Të këndojë bilbili në qetësi
Të presë gjeraqinën të zbukurohet
Ta kenë blirin strehë dhe çati !
Kur një bilbil çahet në të kënduar
Besojeni është shumë i dashuruar!
Poezi-Kujtim Oshafi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com