August 6, 2024

Ku burojnë, jetët e shqiptarit… – Rami Kamberi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KU BUROJNË, JETËT E SHQIPTARIT….

Jam mal, sikur za fisi
Penë e hutë, në oda, të malësisë
S’lejoj, me m’ra, plisi
Të lidhur e kam, me sytë e lirisë

Bardhësinë, ja ruaj, nga mjegullat e robërisë
Si të parët e fisit, truallin, kur rriten lisat e Sharrit
Këngën e kalitur, si Shqipninë, prej tradhtisë
Gjuhën mes gurrave, ku burojnë, jetët e shqiptarit

Jam mal, sikur za fisi
Në oda të malësisë, jam, hutë e penë
S’lejoj, me m’ra, plisi
Të turpëroj Sharrin plak e as atdhenë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com