August 4, 2024

Lule e cmuar – Kozma Ziou

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lule e cmuar

T’i je per mua nje lule e cmuar
Lakmi ndoshta ishe per c’do burre
Andaj ter jeten, ty ta kam kushtuar
Fisnikja dhe venera ime gjithe nur.

Per ty vrapova ne tallaze, lumenjve
Per ty u zhyta per fund trysnive, deteve
Per ty gjezdisa gjithe lartesive e qiejve,
Rubin me vezullim yjesh, hodha drite neteve.

Ti je per mua nje lule shume e cmuar
Ti je oksigjeni per mua, ne arterje jete
Ti je mjalti, me ty shpirtin kam mjekuar
Te qemtova luleve, me vullnetin e nje blete.

Nga dashuria hapa kanate kete zemer
Me ty dua te jem besnik gjer ne perjetesi
Me ty arrita te realizoj c’do deshire e ender
Me ty fisnikja ime, arrita te kem lumturi.

Po jetoj me ty caste te bukura si dikur,
Me kujtime nga vite te vyera rinie
Tani mosha pa meshire na plak dhe tkurr,
Por brenda mbajme ndezur ndjenja dashurie.

KZ. Athine 18. 2. 21.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com