August 3, 2024

Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,
jo vetëm nëpër brigje e në korije,
aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes
dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,
aty ku fëmijët zhyten e notojnë,
aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin
e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,
sa thith e thith e s’ngopesh dot,
aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta
dhe bjeshkët na dhurojnë veç ujë të ftohtë.

Aty dua të jem 100 jetë rresht, për çdo vit,për çdo mot,
larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…
Jam rrekur me llustrat që mban nëpër skuta kjo botë,
dua vetëm këngën e ëmbël dhe tingujt e zogjëve…

©Dhimnica, Selanik.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com