Mono-dialog me djallin – Ali Halim Tahiri
MONO-DIALOG ME DJALLIN.
Faljen nuk ma lejon zoti.
Kohë nuk më premton moti.
Bir n’gjunjë,puthma këmbën,ta jap t’bardhën dorë.
Paqë nuk dua me ty,e ftofta borë.
N’ballë t’kam,e shtrenjëta tokë Arbërore.
N’faqe t’lavdisë shekullore.
Dymijë vjetë të thirra oj Liri.
Me vasha të bukura trime,e djem të ri.
Nga tokat e të parëve,ti me the ik.
T’kam armik,e kurrë nuk të bëjë mik.
Ju kusarë e grabitqarë,t’Karpateve të shkreta.
Po ju kurë erdhët,unë këtu u gjeta.
Jemi popull i lashtë, e lirinë e dona.
Historinë tonë,e tregonë Emona.
Trupi ynë i shtrirë,për rrethë Adriatikut.
Ti përdorë urrejtje t’melankolikut.
Kur natyra vullnetarishtë,ma dhurojë një jetë.
Ti mendon se fati ynë,në ty ka mbetë.
Foshnja është n’djepin tonë.
Me ty dua të ndahem,për gjithëmonë.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj-Viti.
Shqiperi Veriore
04.09.2020.