Në ëndërr me ty – Drita Haxhillari
Në ëndërr me ty.
Më erdhe pa trokitur,
lehtë në ëndrrën time,
më gjete të drobitur,
zhytur në mendime…
Mbi supe dora jote,
përkëdhelje që të cik,
ëngjëll i kësaj bote…
nga ëndrra mos më ik !
Mbledhur grusht diku,
tërësisht në zbrazëti,
tashmë t’kam ty këtu,
më jep frymë,ngrohtësi.
Ashtu dorështrënguar,
në kraharor m’pushtove,
të dy bashkë përqafuar,
nga makthi më çlirove.
Ëndërr brenda një jete,
të jetë imazhi yt vallë !?
Realitet i një të vërtete,
tashmë të kam përballë.
Më ringrite,për ç’do ditë,
në ç’do rrahje zemre ti,
erdhe lehtas,mos më ik,
lërmë të pulsoj në dashuri.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.18.02.2021.