Pabesia jote – Drita Haxhillari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pabesia jote.
Në këtë ditë me shi,
në heshtje si atë natë,
mpleksur…unë dhe ti,
atëherë…me shakatë.
Më erdhe imazh,
humbur në kujtime,
ike…më s’të pash’
lëndove zemrën time.
N’dritare,avuj veshur,
shkruaj emrin tënd,
si dukur…të qeshur,
në po të njëjtin vënd.
Mbështjellë në emocion,
retorikë pyetëse,ku je !?
Ritmoj në plot pasion,
ti s’gjendesh,as ktu,as atje.
Ndjenjë shuar,mbetur hi,
humbur në errësirë…
shteg’ shkelur n’pabesi,
instiktivisht si egërsirë.
Do pendohesh,sërish,
e di që do më kërkosh,
një ditë prap’ do vish,
por do ikësh shpirt bosh.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.17.02.2021.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com