Si dua ëndërrat! – Ylli Pollogati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Si dua ëndërrat!
Natë!
Se si m’u duke,
e hirtë..
Tek sytë më erdhi, m’u ul,
si magji e shkruara e syrit tënd
Retë lëshoi mbi mua
Me grushte i mbledh
kthyer lotë
S’harroj,
Ag ua hedhë syve…
Errësirën i amshuar kafshoj,
Hënës t’i rrëmbej pakëz dritë
Ashtu, i skrupullt gjirit tënd qëndroj,
Si zog shtegëtarë foles qiell
Jetoj,
Ankthin e një ëndrre të ligë
Si dua këto ëndërra!
Me to zhgënjehem
Sirë, ngjirizur mëndjes
Shpesh me trishtime..
Dua t’i prish!
Të vrapoj prekjes tënde,
Flakur këmishën e bardhë…!
14 Shkurt/2021/YP@
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com