U riktheva vargu im – Drita Haxhillari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
U riktheva vargu im.
O vargu shpirtit tim,
penë ngjyer në mirësi,
të lash mbi tavolinë,
por u ktheva përsëri.
Po më dridhej dora,
rrokullim loti në sy…
me vete dot s’të mora,
por kudo isha me ty.
Më prite me durim,
në heshtje ç’do ditë,
më dhe forcë,guxim,
përballur në ç’do sfidë.
U shkërmoqa fije-fije,
rrotull zbrazëti,asgjë,
mbete ti,frymë poezie,
tjerët ikën,një nga një.
U ktheva vargu im,
harruar në k’të botë,
jeton në shpirtin tim,
më fshin ç’do pikë lot.
Për ç’do mëngjes…
më mbush me shpres’
me forcë në ç’do fjalë,
me besim,pa u ndal !!
Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.17.02 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com