Eh murlan i cingërt – Muça Vladimir
Një fundjavë plot shëndet e mirësi dashamirësit e mijë përmes një cikli me poezi TANKA
Eh murlan i cingërt
Mos fry me tërbim !
Lulet e kumbullës mos m’i tha!.
Frutin dua të shoh
Si fëmija kur lind.
Në Shkurtin e cingërt,
Me kësulë bore,
Si një lypsare,
Një rebeckë tulatet
Në parvazin e dritares.
Larg vendlindjes
Më trembi stuhija.
Nën rrap u strehova;
Degët qanin mbi mua
Njësh me litarët e shiut.
Sapo shkela zallit
Loti në aluvione u tret.
Në arën e Kokomajve
U zgjua fëmijëria
E dëshira veten gjet.
Fund Shkurti,
Mërdhin degë e manjolës,
Troket mbi xham.
Unë në pritjen tënde
Lexoj “Netët Moldave.”
Në turnin e tretë
Kjo mbrëmje pagane
Veshur dimërore.
Ku jeni o netë pranvere
Që vloni dashuri.
Bora e fërtoma
Pushtoi zall-lumin.
Shapkatore të kam zili
Që lëron kërkimin,
Me mund e mirësi.
Në pështafin bardhorë,
Në oborrin prindërorë
Nga qielli bie mirësi.
Trishtilë e bishtlëkundës
Në sofër paqtie.
Në fund tetori
Gjethet humbën mëmësinë,
Kopështi më ngjan dordolec
Këtu shpirt-xhveshur,
Larg vëndit në kurbet.
Një gonxhe nën lëkurë
Pret erën e fatit.
Erë e lulëve do fryjë si ngaherë.
Shiroku po troket pragun,
E shqyen të derës pranverë.
Nga vëllimi “Ekuinoks”