Eja bir… – Lumturije Sulejman Drenica
Eja bir ….
Shpesh dal e tretem largë o bir,
Në pyll të malleve atje rij e pres,
Atje do më gjejsh tek çdo pemë…
Atje ku era tërbimin e saj ndalon .
Shpesh herë dal, e rruga më çon në det,
Në ato brigje ku rreh dallga pa pushim,
Atje do më gjesh si shkëmb ndër shekuj o bir,
Mallet tek më gryejnë shpirtinë e shërim s’po gjejnë.
Ti eja bir në mundësh,se u lodha duke prit,
Shtëpia s’më mbanë mbrenda,më duket se po më zen,
Më ngelën sytë nga rruga,e askund s’po të shohë
Më duket se kometa gjithë rrugët i ka prish.
Shpesh dal e tretem,tretem atje larg,
Në pyllin e malleve, atje ndër korije…
Në atë ëndërr të pafund,në atë mister…
E flasë mesnatave me yjet e qiellit.
Eja bir ,eja e mos u vono se koha s’pret,
Aty ku u ndamë për t’fundit herë ,mbolla një lis,
E atje dal e të pres çdo ditë.o bir,o dritë e syve të mij,
O mallë që shpirtin ma ngroh me rrezet e tua!
[ Lumturije S Drenica ]