August 9, 2024

Mike e rrallë – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mike e rrallë.

Mikja ime,aromë trëndelinë,
vezullim bukurie,si yjet në Qiell,
esencë shpirti që bart lumturinë,
dashuri pafund…ngrohtësi,Diell.

Vargje për ty-nota në melodi,
ëmbël këndoj-se më do xhani,
vallzim në vlera…në mirësi…
shpirt e zemër,iso më mbani.

Çapkënia ime,ëngjëll bekuar,
krah’ meje,kapur për dore,
flokë gjatë dhe sy shkruar,
nur bukurie,botë femërore.

Ah mike,s’të përshkruaj dot,
sharmante,plot finesë,gjithçka..
yll që ndrin,më e bukura në botë,
lum kush të njeh e kush të ka !

Ç’të kujtoj…e ç’të them më parë,
orët e vona,të qeshurat me lot..
gjithnjë bashk’ kurrë s’jemi ndarë,
të dyja në NJË,si dje.. dhe sot.

Të dyja njësoj,sikur dy pika ujë,
bukuri shpirti si lulet n’pranverë,
të dyja trazojm’ bëjm rrëmujë,
“kok’forta”po s’u ndam’ asnjëher’.

Tek unë je,unë në frymën tënde,
gjithnjë bashkë,në pafundësi…
mrekulli e rrallë,më çmënde,
je ëngjëll,bekim,jetë e dashuri.

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:21.02.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com