August 5, 2024

Mos hesht – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos hesht
Mos hesht si unë
sikur e me vehten të flasësh
një erëze malore
do t’i lutem të sjell pranë meje.
Atë ç’ka mendon
atë ç’ka mërmërit
atë çka thua me zë të lartë
atë që kërkon.
Në një ngjitje shpirti
gjithcka mund të ndodhë
në kohezione të ndryshme
të fryrjes së erërave.
Ngjajnë me tingullin e ëmbël
të një kitareje
brënda melodisë tënde
të krijuar enkas per dy.
Brënda trishtimit
mos hesht… këndo!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com