Shpresë – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Shpresë
Të kërkoj
nëpër çdo gjethe të blertë
në mes të një pylli
në reflekse shprese.
Nëpër shkëlqim dritëdielli
aty ku hijedegët shtërngohen
nga luhatjet e flladit të marrë.
Në delikatesën e një fluture
krahëlëshuar në gonxhe mbyllura
në lule petalehapura
nga hutimi po aq i marrë.
Rrah krahët
të kërkoj, paditur ku je
nuk do lodhem
në dritëplotë të gjej.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com