August 9, 2024

STOP dhimbjes në panik…! – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

STOP dhimbjes në panik !!

Eh…si shtë kjo jetë…
sa e bukur,e vështirë,
vallëzim në tatëpjetë,
grim drite në errësirë.

Ej…ti që më lexon…
hyr në ç’do fjalë…
bashkë në unison,
me sfidat përballë.

Ah..sa shumë do doja,
të gjeja paqe,qetësi…
diku…larg të shkoja,
atje ku gjendet dashuri.

Eh…si është kjo botë,
në labirinth rrethuar,
sa e egër,sa e ftohtë,
prangosur këmb’ e duar.

Hejj…sa dua të apeloj,
mirësi mbushur plot,
gjithkush t’më dëgjoj,
të buzëqesh,jo më lot !

Ej ti,mbill ç’do dëshirë,
vaditi ato për ç’do ditë…
për një jetë më të mirë,
stop dhimbjes n’panik !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.21.02.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com