Ti se di! – Landri Xhemalaj
Ti se di !!
Ti se di zotëri si është realiteti
Se ke njohur ndonjëherë ,se ke provuar
As dallgët e tërbuara në anëdeti
As malet lartë , me dëborë mbuluar
Ti s’ke ecur ndonjëherë në mesnatë
E rrugën t’a gjesh në dritë vetëtime
As nën shiun rrebesh që bie me shtërngatë
As nën breshër a stuhi suferine
Astarin e xhaketës ndonjëherë se ke grisur
E me të të ndezësh zjarrin në dëborë
Në mes të një thëllimi mendjekrisur
Ku dhe cigaren se mban dot në dorë
Ti se di se ç’është varfëria
Fëmijët e uritur ti çosh në gjumë me këngë
E lotët e trishtimit që rrjedhin mbi faqe
Fshehur tyre t’i fshish me pëllëmbë
Si ke dëgjuar uqërit e uritur
Si angullijnë në netët me dëborë
Të ngjethin mishin,qimet përpjetë ngritur
Të shkojnë mornica, të mbledhin një dorë
Se ke dëgjuar ndonjëherë këngën e birbilit
Mbi degën e një rrapi anës së një lumi
A herët në mëngjes pa gdhirë mirë
Tek vjen me këngë e të zgjon nga gjumi
Pa më thuaj , ç’farë di ti njëherë?
Cicërimat e kanarinës në sallon??
Të duket sikur këndon ,po qan mor i mjerë
Jepi lirinë dhe dëgjoje si këndon
Vlorë 17/02/2021