Unë e ti! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
UNË E TI !
Në Mynihun e largët
S’mund më të këndojë.
As heshtjen as dhembjen
Nuk mund ta durojë.
Vetmia më shoqëron
Larg më shikon syri.
Dielli dikund humbi,
Hëna dikund hyri.
Ti në pragun e votrës,
Yjet i vështron.
Fatosat i rritë,
Me dituri i pasuron.
Për të kaluarën e largët,
Ditë për ditë ne flasim.
Largësinë që na ndanë
Duam ta pëlcasim.
Ne ishim një;
Në dhembje e dashuri.
Iku shekulli ynë
U plakëm tani.
Si një këngë trishtuese
Na iku rinia.
Vallë një ditë të bashkohemi,
Të na kthehët lumturia!
Mynih.20.o2.2021.Haziz Hysa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com