August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eja

Mos u shmang
nga zhurma e papritur
e padëshiruar
e padeshifruar.

Zhurmëmëdhajat
që s‘kanë të bëjne
në fjalëbesë
për mos të qenë vetëm.

Për t’u ndjerë në fuqinë e kohës
në çastet e duhura
të dhimbshurisë që mpak qelizat
e të bën të lëshohesh.

Atëhere kur s’duhet
kur s’don të dorëzohesh
me duart lart të bërtasësh
në një kumbim zëri.

S’ngjan me zërin tënd
por je ti,që lodron nervat
në prehrin për t’u qetësuar
Bërtit!

Ndihmë!
sa keq që askush s’afrohet
prandaj eja ti
sikur e nëpër ëndërra
eja!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com