August 3, 2024

Edhe nese s’te thone poet… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Edhe nese s’te thone poet…

Ti qe vargje i shkruan diellit
Dhe mat gjithe qiellin me hapa,
Fluturon si zog i lire zabelit ,
Ecen perpara e nuk ben prapa…..

Valezon me fjalet ne te kaltrin det
Ndihesh anije ne te madhin oqean,
Ne tallaz dhe ne kohe te qete
Shpirtin ke plot si det pa ane …

Kur mali i larte nuk ka debore
Ja enderron , velenxe ja ve,
Nis pikturon me laps ne dore
Jo me ngjyra, por germe me germe….

Fushes ne kembe te malit
Dimrit acar i jep blerim,
Nga pena jote dhe jargavani
Si ne pranvere bleron cdo stine …

Germat mes prushit i kalit
Kur nis ti shkruash dashurise,
I tret ne vargje fjalet e mallit
Fkakadan i behen poezise…

Loti varg tu be ne leter
Kur nje ndarje nis dhe tregon,
Se dashuria nuk njeh moshe tjeter
Vec asaj moshe kur dashuron …

Ti qe vargun me boten ndan
Shkruan per jeten,ke shpirtin det,
Vargu te vjen si uragan
EDHE NESE S’TE THONE POET …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 20/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com