August 3, 2024

Gjarpri dhe miu – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjarpri dhe miu.

Gjarpri i qetë flen n’pemë,
atë qetësi e ka rrenë.
Lëkurën ai e ndërron,
gjuhën helm,me të pickon.

Ai zvarritet në shoqëri,
gjithkund hedh vnerin e tijë.
Mi i vogël dhe i shkretë,
mos u rrej ti në kët jetë.

I shkathët je ti mi,
për vrap s’ta hedh njeri,
futesh skut e n’skut,
çdo pisllek ti e n’guc.

O mi i vogël, o faqezi,
kur nga macja trembesh ti,
mos ba trimin ku nuk dinë.
lere gjarprin n’punën e tijë.

Kurioz mos u ba shumë,
lene gjarprin të flejë gjumë.
Mos fut hundën gjithkund,
ka rreziqe bota shumë.

Mi i vogël pa djallezi,
mos u rrej nga gjarpri ti.
Qet rri lamshë i m’shtjellë,
por gjuhën e ka helmë.

Zvarranik futet kudo,
rrugën ai, ty ta blloko.
I shpejt t’rren mendja ty,
sje me macen more mi.

Korioz ti mos u ba,
shumë ti mos u afro,
se gjarpri të mashtro,
rri rehat,helmin mos provo.

Mos u ba korioz n’këtë jetë,
s’hahet karramel i gjetë.
S’fluturon ti,ske fletë ,
bahu i zgjut o mi i shkretë.

Gjarpri helmin kudo l’shon
dhe lulet e bukura i helmon.
Ki kujdes mi,ça provon,
ndoshta vdekjen provokon.

Ngrit kokën, sikur s’shikon,
për sulm ai po mendon.
Gjarpri vetëm gjithmon rri.
Ti i shkreti do shoqëri.

Seç po rrehet miu i shkretë,
gjarprit i afrohet pa siklet .
Provon me ba muhabet,
biles don, me e puth krejtë.

Ah mor mi i shkreti mi,
je i shkathët kët e di.
Por gjarpri ka dredhi,
t’mashtron me atë qetësi.

Mi i vogël pa djallëzi,
mos u rrej vepro me kry.
Gjarpri ska besë, mirë e di,
me një kafshatë të gëlltit ty.

Albina Ceka autore Albania
22/02/2021
Itali.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com