Lotët e një burri – Zamira Agalliu
Lotët e një burri
Lotët e një burri janë të kristaltë
ata rrokullisen njësoj si ortekë
bien nga lartesitë e dhimbjes ngadale
e nuk duan të bien kot, ashtu, gjetk …
Ata zgjedhin të bien në një zemër
që di t’i mbledh në duar e t’i çmoj
ata zgjedhin një prehër e një emër
që di t’i mbaj të ngrohtë e t’i mbroj
Lotët e një burri nuk janë si të një gruaje
që qan me ngashërim pse pa një thinjë të re
lotet e një burri vijnë nga thellësitë
kanë të tjera burime që gurgullojnë atje.
Lotët e një burri nuk janë aspak dobësi
ata janë të fuqishëm e të nxehtë
Lotët e një burri janë si një llavë me ndjesi
Janë mishërim e madhështi e vërtetë..
…………………………………………………………..
a@z