August 7, 2024

Nëse don po vijë – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëse don po vijë

Tek sa shikoja shelgjishtët,e pranverës.
Pregaditej loti,i të kobshmes vjeshtë.
Lulet dhanë shenja,çë mos t’kenë erë.
Vitet e hershme, përzinë stinët.

Dielli lindëte pa dëshirë.
Sepse i kthenta,rrezet mbrapa.
Hèna hidhrohej shumë në te.
Nuk donte të shihej,nga lëndina e dhimbjes.

Yjet pritnin engjëllushen ti bëjnë roje.
Planetet frigoheshin,nga valët e detit.
Malli i mirrte,çë të putheshin me shkumë.
Bubullima e vetëtima,ua ndërprente takimet.

Shiu binte,i pa zakonshem në tokë.
Shkonin si pika loti,në drunjë e n’gurë.
Milingonjat ecnin,me një funeral rrugës së tyre.
Çudi e zotit,ndrronin ngjyrën e bëheshin të bardhë.

Retë lëviznin shpejtë. Pëllumbat frigësoheshin,dhe zbritnin në tokë.
Ditët e netët,përziheshin për të vërbuarit.
Dhimbja notonte,n’mes tokës e qiellit.

Pregaditej një,hakmarrje e ndarjes.
Sdi a kishe gisht zoti,apo robi.
Ajo tinëzarja shekullore,ishte e pa mëshirshme.
Dukej se ishte e pa fe,dhe nuk pranonte zotin e gjithësisë.

Kot hudhej,këmisha e bardhë e paqës.
Nuk e donte dorëzimin,çë mos t’ketë gjurmë dhimbja.
Nuk i frigohej flaturimit,n’qiellin e kaltërt.
Por mundë ta urrente ai,për mos takim kurrë me te.

Njerzëve,u mbeti syri i pa ngopur për tokën.
Të gjitha i shefè por nuk don me i pa.
Provat janë për të gjithë,sot unë nesër ti.
Mos u humbë n’mendje,po ndajë pak dhimbje me mu o njeri i mirë.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti.
Shqipëri Veriore.
22.02.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com