Pa destinacion… – Drita Haxhillari
Pa destinacion…
Ah moj jetë në hezitim…
kohë e çmendur,eufori,
hapa ngjizur në nxitim,
rendje që prodhon çudi.
Mal i ngritur në shtirje…
vrull gare në rrokullisje,
gjymtyrë deri në mpirje,
torb’ mashtrimi në grisje.
Ku na shpie ky realitet,
ky boshllëk,kjo ftohtësi,
ulur sheshit në fallsitet,
pa më të voglën njerëzi.
Hapësir’ lirie,përkufizuar,
zbrazët si shkretëtirë…
në manekin’ të poseduar,
hiena strukur në errësirë…
Fije fati…shterpë në krenari,
shtys rrëshqitur në greminë,
pa më të voglën dhemsuri,
të rrënuan shpirtin,çatinë.
Nën rrogoz,ushtri tiranie…
mbërthyer në petk sundimi,
ah moj jetë,ku po na shpie..
në grimca shpërbër’ njerëzimi.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.22.02.2021