Fati femijve t’u buzeqeshe – Kozma Ziou
Fati femijve t’u buzeqeshe
Do vi baba dhe nene
Tek shtepia juaj qivur
Fjalen i’ua kam dhene
Nuk do t’iu harroj kurre.
Do vi baba dhe nene
Me pak uje per buzen tuaj
Te mbaj fjalen e dhene
Nga ky vend i huaj.
Do vi baba dhe nene
Tani qe u plaka dhe vete
Do mbaj fjalen e dhene
Me ju prane per jete.
Do vi baba dhe nene
Une jam burre, mbaj fjale
Per jete ne token meme
Ju prinder dhe une djale.
Se gjalli larg i merguar
Prej mallit te tretur
Fati na e ka shkruar
Te kthehemi te vdekur.
Andej shtepite kthyer qivur
Ne u plakem ne mergim
Plani eshte, mos kthehemi kurre
Une, ti, djali yt dhe djali im.
Une krijusi sic me thone
Po e mbyll me pak shprese
Le te mjaftoje me brezin tone
Fati femijve t’u buzeqeshe.
KZ.23. 2.21