Pse po humb dashuria ?! – Anila Kodra Kotroci
Pse po humb dashuria ?!
Ca na duan , ca s’na duan
Ca na shajne , ca na levdojne,
Ca ne mulli te kokes bluajne
Qimen ne qull te nxehte kerkojne….
Na duan vec kur ju duhemi
Kane hall dhe nevoje per ne,
Kur jane mire si pluhur shuhemi
Per miremengjesi s’kane nge …
Shohin venger kur ju tregojme
Ndonje ves ose gabim,
Sy permbys e mermerojne
Thone :- ky eshte qefi im…
Pa na shajne dhe ca te tjere
Qe s’u shkon ujet ne vije,
Cudi! Po pse ore te mjere
Potiset toka me pahir ?!
Pastaj stisin ca te tjere
Lloj -lloj fjale e marifete,
Qimen ne sy tjetrit kerkojne
S’shohin trarin ne sy per vete….
E perziejne ne nje corbe
Mish- mash dhe lesh e li,
S’dine respekt koken si torbe
Harrojne qe jane fara njeri…
Ngaterrojne dynjane . Sa keq
Ndihen mire nga polemikat,
Cdo miqesi e cojne per dreq
Njesoj sic ben dhe politika..
Pse u prish kjo bote o miq ?
Vellai spo e do vellane ?
Shpirtrat kujt i kerkojne ofiq ?
E rrahim kot uje ne havane ?
Motra per motren xhelozon
Thua jane si dy shemra ,
Pasuria ndjenjen sundon
Thyer copash jane zemrat ..
Edhe Zoti shume mire e pa
Qe cdo dite humb dashuria ,
S’po na le as me u nda
Lamtumire s’japim nga pandemia …
Sa trishtohem kur shikoj sot
Ka humb shpirti s’ka dashuri,
U ndot , u perlye kjo bote
Si gjelle e prishur ne tepsi….
Leku , paraja s’jane gjithcka
Kishe, shkuan, neser prap vijne ,
Eshte me shume sot fukara
Kush shpirtin hedh ne gremine ….
Zgjatni doren kujt po rrezohet
E mos shihni c’bejne te tjere,
Nje dite kur qielli t’ju turbullohet
Ajo dore ju troket ne dere …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 22/02/2021