August 5, 2024

Dashuria ime avull nxjerrë – Sofia Gjinika

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuria ime avull nxjerrë

Dashuria ime avull nxjerrë, aty tej horizontit
Dita, ditës miqtë ikin, zhurmë dëgjoj gjoksit
Në të gjithë po mbyll portën, u shkretua ky vënd ,
Tani dëgjoj vdekjen në damarët e mi të rrjedh.

Sot kam marrë çelsat dhe u ngjita lartë tek roja
Kalova tre porta me mure të verdhë e të çara
Futem në shtresa të gjëra, me shkretëtirën fola,
Gjëmba dhe një erë e fortë, mu ngjit në rroba.

Prisni se do vij miq, me varkën time të ëndrrës
Me velat e kujtimeve, detit do t’i çaj furtunën,
Kur të arrijë bregut, mos lini pa më marrë nënën
Të ulem përdhe, aq sa hunda të prek thembrën.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com