August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Enigëm.

Mbetur në udhëkryq në fate…
si statuja me vështrime të ngrira,
halle thinjur brenda një nate,
ciklon ironie në kohë të vështira.

Ngjizur në hendek mundimi…
në vuajtje,në dhimbje mbuluar,
tulatje në përballje guximi,
bunker enigmatik,shpirt izoluar.

Përtej heshtjes mbytëse,lemeri…
rrotull me zhurmues përpëlitës,
vorbull rrënqethëse veshur në gri,
nën sfond të mbyllur,pëshpëritës.

Inskenim reklamash vërdallë…
buzëqeshje kërcëllitëse maskuar,
ftohtësi strehe nën rrangallë,
brenda saj,frymë jetesh harruar.

Enigëm huazuar në retorikë…
humbur në vlera dhe në besë,
botë e veshur në ethe e frikë,
dërrmuar në ç’do fije shpresë.

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.24.02.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com