Gjuhë flakësh – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Gjuhë flakësh
Thonë,që asnjëherë nuk bëhet
ashtu si e mendon
por, unë them ndryshe
në pikën e këmbënguljes
në pikën e dobët
e po të goditesh
unë s’do ngjaj me to.
Mund të rrëzohem
por, nuk vritem
në gjuhë flakësh
mendimi flet
në flakë qirinjsh
lëkundet lutja .
Nga faltoret
në çudiçmet çudibërëse
për ty , për mua
për të gjithë të pangjashmit
në ngjashmëri të plotë me
mirëkuptimin.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com