Jeta asht fllad dhe stuhi – Albina Ceka
Jeta asht fllad dhe stuhi.
Jeten, mendojm pranverë,
me lule t’bukura krejt erë.
Rrehet i shkreti njeri,
jeta asht fllad dhe stuhi.
Si qiell pa re e mendojmë,
por rreshjet, vazhdojnë,
moti i jetës mashtron,
s’ka çadër,që të mbronë.
Hidhe kamen mirë mendo,
gjurmët mbesin mos harro.
Ki kujdes se ça provo,
lamsh jeten mos ngatërro.
Krejt forcat mblidhi njeri.
Jeta asht fllad e stuhi.
Kajherë fllad ,që përkëdhel,
kajher furtun shpirtin t’merr.
Jeta është udhëtim,
herë si ma e bukura stinë,
herë dallgët të përpijnë,
derisa trupin ta ngrinë.
Kthehet n’yllë që ndrin,
të mashtron me magjinë,
e pastaj të lëshon stuhinë,
cunam brenda të përpinë.
Albina Ceka autore Albania
27/02/2021
Itali