Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu
Kur dashuron qytetin ku jeton
Kur dashuron qytetin ku jeton
I dashuron edhe retë gri
Dashuron një zë e shpirti të vlon
Edhe gjurmët ku shkelje ti!
Dashuron, pikat e shiut mbi çadër
Ohh, ç’simfoni!
Dashuron, edhe pellgjet e lagjes
Ato që kapërxejmë hop, si femijë!
Dashuron Diellin kur lind mbi kodër
Edhe perëndimin që shtrihet mbi det
Dashuron Hënën dhe yllin e vogël
Dhe të duket vetja Mbret!
Dashuron, flokët e verdhë kaçurel
Dhe sytë e kaltër kristal
Dashuron buzët e ëmbla reçel
Dhe trupin e sirenës si valë!
Dashuron shtëpinë me gurë ndërtuar
Muret përrreth si kështjellë
Dashuron borzilokun që ze Nëna me duar
Edhe qepujkat e njoma kur mbjell!
Dashuron pragun e vjetër ku je rritur
Gërshërët e vreshtit të hardhisë
Dashuron aromën e dashur të Babait
Kur nxjerr nga llullani, ballin e rakisë!
E Dua shiun, erën, borën, lulet
Më mbushin krahët e muzës plot
Pastaj, Pegasi në gjunjë më ulet
Pastaj, fluturojmë pa adresë, ashtu kot…
………………………………………………
a@z 23-09-2020