Me ty – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Me ty
Në një rrugicë të ngushtë
u gjendëm përballë
unë e përfytyrimi yt
aq i gjallë, aq i hijshëm
në freskinë e memorjes
në vështrimin përdëllues
brënda teje e vetvetes.
Në dashuri gjithmonë ka
të lumtur e të rënduar
për të qeshur e për të qarë
por, jo fajtorë
për aq kohë që tërhiqen
dy qenije në fuqinë e një force
që mban në epiqendër
llavën e nxehtë.
Në rrëpira të panumërta
të lëvrimit të ndjenjës
për të mos qenë një pemë e prerë, në trungun e gërryer
mbuluar nga pluhuri i harresës
për të thënë në rrethinat e çdo
rrethane .. se nuk je vetëm.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com