Po tretesh si qiri (satire) – Kozma Ziou
Po tretesh si qiri
Satire
Sa bote e veshtire
ta jetosh mbi toke
duhet te kesh brire
si demat te besh koke.
Beju dhe si luan
qe te hash te tjeret
beju dhe si tiran
te shtypesh te mjeret
Beju dhe si dhelper
qe te besh dredhi
qe te rrosh si mbreter
te vesh ne qeveri.
Pastaj punet vijne vete
me aleatet e tu
te nderrosh flete
nuk do shume tru.
Mos shih kurre mbrapa
si rrojne te tjeret
ata jane ” trapa,,– – – budalle
ata jane te mjeret.
Kap c’fare te kapesh
sa te jesh ne post
edhe syte t’i hapesh
ne do te jesh i forte.
C’edo idealin
ja ke nxjerr mallin
vetem mblidh miliona
bli dhe disa prona.
Te rrroje aleanca
me njerez partie
te vem lek ne banga
” dreke,, Shqiperie.
Dhe bota ben habi
me qeveritaret tane
mjere ti o nen’ Shqiperi
dhe kocken po ta hane.
Te tyre i kane bere
male dhe bregdete
Shqiperine te tere
sejcili e do per vete.
Memorja e njerezve
Po iken cdo cast
Hyn ne vendet qorre
Per kumar edhe bast.
Te drejtit i thone budall
E drejta, te vret thone
Nje vend i mbetur ne hall
Si ania qe ska. timon.
Beju servil, qe te jetosh
Zgjidh per here me te fortin
Para po do te fitosh
Me tjetrin , bej abortin
Dhe me i ligu shtiret
Betohet per flamur
Karakteri i tij si lesh tirret
Te tregohet edhe me ” burre,,
Ca vajten me Gjermanin
Dhe ca vajten me Rusin
Disa me Italianin
Dhe disa me Xhorxh Bushin.
Hajde tani percakto
Se kush e ka mire
Dhe nje te drejte mbro
Kur je bere si i pire.
Ca duan Erdoganin
E ca Sorrosin duan.
Djegin dhe jorganin
Dhe po nuk fituan.
T’amam si dhia,
Shkon me cjap te botes
Si mbeti Shqiperia
Per mendjen e kokes.
Si kjo katraure
Gjekundi nuk gjen
Telashe na ka prure
Me ” Mini Shengen,,.
Njerez medioker
Dy vendet kane percare
S’kane mendje koker
Jane bere, si te marre.
Parimi per qeverrite
te pengojne Evropen
per te mbrojtur pasurite
per te mbushur gropen??
Popull qe vjen nga tollona
nuk kerkon jo me shume
vetem nje qeske makarona
pastaj te bjen per gjume.
Parate t’i mbajme vete
gjithnje per mudimin tone
ne e drejtojme kete shtet
dhe hallet qe jan me ton.
Kaluan gati njeqind vjet
vec hajdute cdo qeverri
po ky popull vec u tret
dhe me keq se nje qiri.
Ju me zemren e te ligut
tradhetare dhe te pa bese
ia lepini kembet armikut
sa t’iu fuse nje dite ne thes.
Boll te behesh pasanik
ti sojsez, si ” dere e pare,,
i harron gjithe burrat fisnik
per nje qesk po rrin ne radhe.
C’ndryshim ka armiku
a’nuk ngjan ashtu si ti?
ti je imi, je dhe me i ligu
kur ze e vjedh pasuri.
Kush e njollos historine
ai shet dhe Shqiperine
kush armiqet tane afroi
ai do te na shkombtarizoj?!
Shqiptaret neper bote
shkuan per te mbijetuar
se atdheu eshte pa zot
po lengon i roberuar.
Nuk paska gje me keq
kur te ha dhe qeni yt
ben sikur po t’i ndreq
dhe me keq t’i nxjerr syte.
Hani dhe pini ju cakenj
ju qe ishit te pa brek
jeni ber kaq maskarenj
te babezitur vec per lek.
Koncesione ne perrenj
kocensione ne spitale
kocensione per lumenj
kocensione neper male.
Slat pa shpikur marifete
jeni bere dhe paqesor
gjetet gjuhen dhe me Meten
me opoziten dore me dore.
Korbi korbit s’ia nxjerr syte
sa bukur e gjetet fjalen
kur nje kocke po te mbyt
bashk me shoke e nxjerr halen.
Eshte shpirti i vrerosur
eshte zemra e plagosur
eshte nderi qe ia kan marre
Eshte atdheu qe hiqet zvarre.
Edhe tundeni ne kuvend
” qani,, per popullin qe po vuan
te pa shkoll shisni dhe mend
mbet’ kosherja e ndoqet zgjuan.
Ju qe tundeni edhe shkundeni
Shqiptaret do shperthejne vullkan
ju do bini, ju do mundeni
s’do t’iu mbetet as nishan.
KZA3520324