Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica
Qaj lahut e mos e ndal vajin
Një ditë moti në ato bjeshkë,
Dol rapsodi malsor me lahut,
Pranë një drize lartë në kodrinë,
U ul këmbëkryq në atë lëndinë.
Mor lahutën e desh me këndue,
Por shpejt mëndja iu ndryshue,
A ka zemër që këndon medet,
Kur vendin tënd e sheh të shkret.
Pa bilbila e pa thëllënza,
Ah moj bjeshkë e mjera bjeshkë,
Edhe lulet tu thanë nga anë,
Pika gjaku nga sytë pikojnë,
Qaj lahutë e mos e ndal vajin.
Mbet rapsodi shtangun vend,
Asnjë fjalë nga goja si del,
Edhe lahuta ngriu në dorë,
Zemra dhimbjen s’po e duron.
Ah moj tokë o tok arbërore,
Për ty gjaku vërshoj lumë,
Për ty shumë nana mbetën pa djalë,
E shumë jetima pa babanë,
E sot po vyshkesh e po vdes ngadalë.
Ehj shqiptar mos tu shoftë ora,
Po të therret vatani e po t’kërkon nana,
Gjaku i vëllezërve po pret lulëzim,
Varret e stërgjyshërve kërkojë qetësin,
[ Lumturije S Drenica]