Rrjedhin ngjarjet rrjedhin – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Rrjedhin ngjarjet rrjedhin
Njerzit u helmuan
Për ngjarjet e ditës
Ditë për ditë shkruajnë
I hëngri ky gripi
Hëngri njerëz sa deshi
E kush ja di fundin
Se kur do të ngeci
Vaksinat kanë dalë
Po ecin ngadalë
Po edhe mikrobi
Vrullin e ka marrë
Vaksinat i presin
Përdita pa durim
Gripi në të tinë
Për ditë bën kërdinë
Plaka ulërinë
Dhe ulurinë fortë
Sa të vijë vaksina
Kasollja u dogj
Njerzit u kujtuan
Por tani është vonë
Tani që vënë maskë
Të sëmurët shonë
Të sëmurët shonë
Që shtohen për ditë
Tani u mbush mëndja
Shanim qeveritë
Lerni qeveritë
Lereni dhe shtetin
Shani qeveritë
Mbroni dhe shëndetin
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com