Të pres… – Drita Haxhillari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Të pres…
Në buzëmbrëmje ike,
siluete arratisur,vërdallë,
rreze Dielli i ç’do dite…
nga brenda digjesh mall.
E di që ende më do,
në ëndërr,përmalluar,
e di që po më kërko,
në imazh mjergulluar.
Si zog i vetmuar,
nëpër ajër endesh…
në shpirt turbulluar,
askund nuk gjendesh.
Në hapësir’ ngre fole,
me mijra fjalë litar…
hunbur,as këtu,as atje,
njësoj si ditën e parë.
Ç’do buzëmbrëmje pres,
takimin në ardhjen tënde,
çastet kapen në shpresë,
eja zemër,se më çmënde !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.26.02.2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com