August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E bardhë

Nga mesi i kraharorit e deri në fyt,
është një segment I hollē që s’rresht.
E ti bëhesh më i bukur seç je,
më i mirë
më i mençur
më i thjeshtê.

Gjithmonë kam dashur diçka të tillë
njê shigjetê që godet mes gjoksit
e çan tejpêrtej shpirtin,
e padashur të cënojë njerëzoren
të më mbizotërojë të gjithën.

Por ja,
midis nesh paska barriera
(barirera të larta njerëzore)
që ne as i përfillim.
Të duash është hyjnore….
(Nga vetja nuk mund të ikim
e t’i bëhemi tradhëtorë)
ta shkaterrojmë e ta vrasim
si tê ishim krijesa mizore,
të lëndojmë e të humbasim.

Pastaj vjen balli
e ti shfaqesh kryelartë.
Unë hesht,
por mijëra mendime
kthehen veç në një fjalê.

Oh Zot!
Kam një boshllëk kêtu në kraharor
Mespërmes gjoksit që më ngre lart në ajër.

Ti gjithmonë shfaqesh hyjnor,
e unë mbetem e pastër
e bardhë…

Anila Toto

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com