Shihemi në gjygj tv Klan! – Donika Gjura

Shihemi në gjygj tv Klan!
*
Në k’të seancë ndërmjetsimi,
Sot Arbeni dhe Altini,
Dy vëllezër për babë e nënë,
Kërkojnë tokë në tv Klan..
S’gjejnë gjuhën t’meren vesht,
Zonja Eni është në mes,
Bërtit njëri e bërtit tjetri,
Sehir bëjnë gjithë mileti..
Pse kështu ne u bëmë?
Njëri tjetrin mish po e hamë,
Uleni zërin se latë nam
Se kur t’vdesim k’tu do i lëmë..
Na mungon edhe Arditi,
E ka zënë ky dreq covidi,
I urojm shëndet dhe jetë,
N’tv Klan të kthehet shpejtë.
Sot nuk pyet kush për tokë,
As për dele e as për lopë,
Kush i bën tokës hyzmet?
Të rinjë e të rejat në gurbet..
Tokat kudo janë djerina,
Baré e lule kullot bagëtia,
Ç’na duhet toka more qyqar,
Dy metra kemi mjaft për varr..
Donika Meta Gjura! Autor!
Dt/28/02/2021!