Gjysma ime – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Gjysma ime
…
Gjysma ime kishte ca ëndërra
disa u shkrinë në gjysmën tënde.
Pjesa tjetër
shkriu si bora e prillit
vendi i tyre mbeti bosh.
Pak shpirt më i zbrazët ngela dhe unë!
Në gjysmën time kishte disa dëshira
disa prej tyre në gjysmën tjetër gjetën veten.
e u rritën e u rritën .
Pjesa tjetër u rrëzua si gjethe vjeshte
e liqenet u mbushën nga shirat
E shpirti ngadalë ngurtësohesh
e bëhesh më i fortë
Në gjysmën time kishte mirësi!
Një pjesë e saj shkriu te pjesa jote
Aty gjeti tokë të butë
e u rrit, e u rrit
Ndërsa brenda meje nuk la pjesë bosh
Brenda meje kishte plagë
balsamin kishte gjysma jote
tani dy gjysmat ngatërrohen
e nuk di nga njëra tjetra ti dalloj
NNë gjysmën time kishte paqe
Një pjesë e humbi rrugës
duke përmbushur egoizmin tënd prej burri
në vend të saj u rrit konflikti
ushqehet e shëndoshet përditë
që
pas tij paqja të bëjë më shumë dritë!
Maria Hizma Kuci
9 gusht 2017