August 7, 2024

Marsi i nënave – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Marsi i nënave

O nënë Shqipëtare,ta uroj ditën e madhe.
Përherë naj plotësove,gjithë ato dëshira.
N’planet shkëlqeve gjithëmonë,më e mira.
Kujdestare e kohës e jona sorkadhe.

Ti lindë rritë,e edukon.
Shpirti i juaji i bardhë,kurrë nuk mallkon.
Prej teje një popull buron.
Toka e kësaj bote,dorës tënde i takon.

E adhuruara,me e përgdhelura e zotit.
Emblematike,natalitetja e popullitit.
Lulja më e bukur,kryevepër e kopshtit.
Hyjneshë e përzgjedhur,elitë e globit.

Ditë e nënave,e gjithë botës.
Historia t’dha vend me shkronja t’arit.
Shtatore e bukur, vertikale të tokës.
Fjala e jote,respekt i kalvarit.

Ditët për ju,janë gjithëherë me lule.
Shkëlqen e rrezaton,çdo herë n’maturi.
Pastë bekime,e juaja fole.
Në tërë botën,e në çdo çati.

Mos e injoro,femrën Shqipëtare.
Se t’shuhet votra,e delë fare.
Në të gjitha kohërat,ngadhnjeu fitimtare.
Edhe kjo lirisë,ju rreshtu ushtare.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
03.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com